Sipas spekulimeve, Giorgio Chiellini do të ketë ndeshjen e fundit me Italinë në përballjen që kombëtarja italiane do të luajë kundër Argjentinës në “Wembleu” më 1 qershor për kupën e kampionit “Finalissima”, e cila vë përballë fituesit e Europianit dhe Kupës së Amerikës.
Nëse me përfaqësuesen italiani do e mbyllë më 1 qershor, edhe me Juventusin ka menduar të përfundojë karrierën e tij në fund të sezonit.
Sipas asaj që raportojnë mediat italiane, Chiellinin e “tundon” MLS, ku lojtari dëshiron të provojë një eksperiencë të re në Amerikë, teksa mbetet të shikohet se cili do të jetë vendimi përfundimtar i lojtarit të Juves.