Ditën e sotme kryeministri Edi Rama ka mbetur i kënaqur nga pritja që i është bërë në Durrës, ku sot do të hapen dyert për 230 apartamente të reja për banorët që humbën shtëpinë nga tërmeti më 26 nëntor të dy viteve më parë.
Teksa Rama përshëndetet me banorët, në sfond është vënë kënga e krushqve dhe kryeministri shfaqet i buzëqeshur. “Ti gëzoni shtëpitë, janë tuajat si pronë e patundshme dhe si trashëgimi për fëmijët tuaj falas. Ky është një nga ato momente kur njeriu që për shkak të detyrës duhet të përballet çdo ditë me çdo lloj pengesash por edhe sulmesh, baltërash, akuzash, shpifjesh, fabrikimesh thotë “hallall të gjitha” se ja vlen shumë që të bësh këtë detyrë, ti gjendesh pranë kaq shumë njerëzve në një hall të madh si humbja e shtëpisë në pak sekonda nga një fatkeqësi natyrore. Ja vlen të jesh aty për kaq shumë njerëz dhe së bashku me të tjerë të bësh të mundur që në një kohë të shkurtër, gjithë këta njerëz të kthehen në shtëpi më të sigurta, më të bukura dhe që janë shumë më të mira”, tha Rama.
Ndërsa në një status në facebook ai shkruan se “Zemra plot! Manzë, Durrës – Ku sot hapim dyert për 230 apartamente të reja për banorët që humbën shtëpinë më 26 nëntor të dy viteve më parë”.