Për inat të pronarit, punonjësi i vë flakën varkës së peshkimit

Një 38 vjeçar është arrestuar ditën e djeshme nga policia e Durrësit, pasi dyshohet se i ka vënë flakën një varke peshkimi. Ngjarja ka ndodhur pas një zënke që punonjësi ka pasur me pronarin e tij.

Burime bëjnë me dije se 38-vjeçari është konfliktuar për motive të dobëta me një person pranë portit dhe më pas me qëllim hakmarrjen ndaj tij ka shkuar për t’i vënë zjarrin varkës së peshkimit. Policia bën me dije se varka është djegur plotësisht.

Njoftimi i policisë:

“F. Sh., 38 vjeç, banues në lagjen nr.15, Durrës, sepse pas një konflikti për motive të dobëta me shtetasin M. S., 41 vjeç, dyshohet se i ka djegur qëllimisht varkën, e cila ishte ankoruar në breg të detit”, njofton policia./Priza.al

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *