“Me Spanjën luajtëm mirë, pati gabime abitrare”, Reja: Ndaj Gjeorgjisë do ketë ndryshime në formacion

Miqësorja  Shqipëri-Gjeorgji, nesër në orën 18:00, në stadiumin “AIR Albania” trajneri i Kombëtares shqiptare, Edi Reja, i cili ka analizuar paraqitjen e kuqezinjve ndaj Spanjës ka folur edhe për ndeshjen e ardhshme:

“Nuk është se kam ndonjë mesazh për tifozët sepse ata gjithmonë na kanë mbështetur dhe kanë qenë gjithmonë aty për ne. Kemi bëtë një ndeshje të mirë ndaj Spanjës. Paraqitja ka qenë pozitive, ka pasur shumë entuziazëm nga ana jonë. Spanja është një ekip që është favorite për të fituar Botërorin dhe e kemi parasysh që me çfarë rivali jemi përballur.

Loja më ka pëlqyer, e vetmja gjë që më vjen keq është se pësuam atë golin në minutën e 90-të. Një barazim do të ishte një rezultat që do të na bënte shumë mirë në aspektin moral. Ka pasur dy gabime arbitrale, dy 11-metërsha, ne i kemi parë dhe në përsëritje pas ndeshjes, ishte rasti i Cikalleshit që u rrëzua në zonë dhe ishte dhe një moment tjetër kur një nga lojtarët spanjollë preku topin me dorë në zonë, për të mos folur edhe për golin e 2-1 që erdhi nga një pozicion jashtë loje. Këto duhen thënë jo për tu justifikuar, por për të vlerësuar si duhet situatën.

Ne po rritemi, po bëjmë paraqitje të mira, na mungon vetëm ai hapi cilësor i fundit, që të bëjmë sa më pak gabime në mbrojtje dhe të shfrytëzojmë sa më shumë raste në sulm. Dua të bëjmë të njëjtën paraqitje edhe me Gjeorgjinë ashtu siç ishim me Spanjën, pavarësisht se rezultati nuk ishte pozitiv për ne në fund. Do të ketë shumë ndryshime, dhe në mesfushë, por më duhet të vlerësjmë të gjithë lojtarët, cili ka harxhuar më shumë apo më pak energji.

Bare ka pasur shqetësime fizike pas ndeshejs dhe nuk është stërvitur dhe po diskutojmë që të mos bashkohet me ekipin Kombëtar në Tiranë dhe të qëndrojë këtu dhe të rikuperohet. Dhe Uzuni me shumë gjasa do të qëndrojë te Granada sepse në bashkëpunim me klubin ka dhe një ndeshje të rëndësishme në kampionat na kanë kërkuar që ta lëmë të lirë. Gjeorgjia është një kombëtare e fortë, ka mundur Bosnjen.

Është një ekip i organizuar, teknik. E kam thënë që në fillim që kërkoja dy sfida të rëndësishme. Janë dy rivalë që më kënaqin dhe na japin mundësi që të rritemi. Unë dua që të aktivizoj minimalisht 20 lojtarë sepse kemi një grup brez lojtarësh kompetitiv. Nuk ka pasur asnjë moment nënvlerësimi.

Më kujtohet ndeshja me Andorrën që kemi barazuar 2-2, mendoj që ne nënvlerësuam gabimet që atëherë. Unë para se të nis grumbullimin, flas me djemtë dhe e nënvizoj shumë këtë moment që nuk duhet të nënvlerësojmë asnjë kundërshtar apo dhe ulje të vigjilencës apo edhe tensionit.

Për mua miqësoret janë si ndeshje zyrtare dhe shoh te djemtë një motivacion shumë të madh dhe nuk kam aspak frikë në këtë aspekt. Jam i kënaqur me lojën dhe mendoj se do të shihni një ndeshje shumë të mirë të Shqipërisë ndaj Gjeorgjisë.

Cikalleshi dhe Broja janë dy lojtarë shumë të rëndësishëm, por ne kemi në sulm lojtarë që kanë formë shumë të mirë dhe po aktivizohen në rregullsi me klubet, si Rei Manaj që po luan shumë mirë me skuadrën e tij duke shënuar dhe gola ku ka ardhur dhe në formë. Vrioni ka ardhur në formë, ka luajtur rregullisht dhe po realizon gola me skuadrën e tij në Austri.

Dua të bëj vlerësimet e mia, por sigurisht Cikalleshi dhe Broja janë të rëndësishëm. Duke parë të ardhmen, po ndjek me interes lojtarë si Muçi apo edhe të tjerë që luajnë me ekipet Kombëtare të moshave që janë të rinj. Seferi gjithashtu po bën mirë me Tiranën, por janë lojtarë që unë i njoh.

Unë dua të shoh dhe futbollist të ri, pasi ne duhet të shohim përpara dhe objektivi ynë është që të përgatisim skuadrën për EURO 2024 dhe të fokusohemi edhe te Liga e Kombeve që gjithashtu është dhe po aq e rëndësishme për ne.

Gjeorgjia është një skuadër ndryshe, është një ekip që mbrohet mirë që vrapon shumë dhe është e rrezikshme në kundërsulm. E rëndësishme për ne është që të shfrytëzojmë karakteristikat e lojtarëve që kemi dhe të marrim maksimumin nga to.

Na duhet një ndeshje teknikisht perfekte, duhet që të jemi shumë të përqendruar në fushën e blertë, të bëjmë sa më pak gabime.

Djemtë e dinë sesi duhet të luajmë, Spanja është e vetmja skuadër në botë që ka këtë filozofi loje, që mund ta preki topin për 50 herë dhe ti nuk arrin ta shohësh fare. Gjeorgjia është ndryshe nga Spanja po nuk është një rival aspak më i dobët.”, përfundoi Edi Reja.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *