Bardhi: Asnjë arsye banale s’na pengon, “Kushtetuesja” rrëzoi kërkesën e PD për Becchettin

Partia Demokratike ka reaguar pasi Gjykata Kushtetuese ka hedhur poshtë kërkesën e PD për Komision Hetimor për Becchettin . Sekretari i Përgjithshëm, Gazment Bardhi thekson se ky vendim provon edhe njëherë se çështja e 110 milion eurove duhet të hetohet urgjentisht.

Sipas tij, opozitën nuk e pengon asnjë arsye banale dhe jo kushtetuese për t’i shkuar deri në fund çështjes . Numri dy i PD ka shprehur gjithashtu keqardhje që për Gjykatën Kushtetuese.

“Hetimor për dëmin prej më shumë se 110 milion euro ndaj shtetit shqiptar, shkaktuar nga Edi Rama dhe qeveria e tij, provon edhe njëherë se kjo çështje ka nevojë urgjente që të hetohet!

Asnjë arsye banale dhe jo kushtetuese nuk duhet të pengojë opozitën ti shkojë deri në fund kësaj çështje. Keqardhje që GJK e reformuar po “reformon” vetveten në dëm të interesit publik, duke u bërë mburojë e korrupsionit dhe paligjshmërisë qeveritare”, shkruan Gazment Bardhi.

 

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *