COVID-19/ 27 raste të reja dhe një humbje jete në 24 orët e fundit

Ministria e Shëndetësisë: 804 testime, 27 qytetarë të infektuar, një humbje jete dhe 38 të shëruar në 24 orët e fundit

Ministria e Shëndetësisë i bën apel qytetarëve të vaksinohen sa më parë, për të mbrojtur veten dhe shëndetin e të tjerëve. Vaksinat antiCOVID reduktojnë mundësinë e infektimit dhe shmangin në shkallë të lartë hospitalizimet dhe fatalitetet.

Çdo qytetar mbi 12 vjeç, mund të vaksinohet në qendrën shëndetësore ose në pikën më të afërt të vaksinimit të përqëndruar. Vaksinimi është i hapur edhe për fëmijët +12 vjeç me probleme të sistemit imunitar, me rekomandim nga mjeku.

MSHMS apelon të gjithë qytetarët e vaksinuar me dy doza, të drejtohen në qendrat shëndetësore ose pikat e vaksinimit të përqëndruar, për t’u vaksinuar me dozën e tretë përforcuese, sipas rekomandimit të mjekut të familjes.

Nëse dyshoni se jeni të prekur nga COVID19 apo keni shenja të sëmundjes, izolohuni menjëherë dhe kontaktoni me mjekun tuaj të familjes për t’u testuar sa më parë ose telefononi Urgjencën Kombëtare në numrin unik 127.

 

Ju informojmë për situatën në 24 orët e fundit, si vijon: Janë kryer 804 testime, nga të cilat kanë rezultuar pozitivë me COVID19, 27 qytetarë, në këto bashki:

15 në Tiranë, 3 në Gramsh, 2 në Fier, Delvinë, Gjirokastër,  1 në Kukës, Lushnje, Berat.

Janë 504 pacientë aktivë me COVID-19 në të gjithë vendin.

Aktualisht në spitalin COVID3 po marrin trajtim 14 pacientë, nga të cilët 1 është në gjendje më të rënduar. Në 24 orët e fundit ka një humbje jete me SARS-COV2; një qytetar 82 vjeç nga Tirana.

Janë shëruar 38 qytetarë gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 269,463 që nga fillimi i epidemisë.

 

Statistika (28 Mars 2022)

Raste të reja ditore           27

Të shëruar në 24 orë        38

Të shtruar në spitale         14

Humbje jete në 24 orë       1

Testime ditore                   804

 

Testime totale               1,774,441

Raste pozitive                   273,459

Raste të shëruara             269,463

Raste Aktive                             504

Humbje jete                           3,492

 

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:

 

Tiranë              256

Vlorë                68

Fier                  51

Gjirokastër      37

Berat                 20

Elbasan           19

Shkodër           15

Kukës              12

Durrës             10

Korçë              8

Dibër                6

Lezhë                2

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *