Përndiqte minorenen, pranga 34-vjeçarit

Një 34-vjeçar është arrestuar, pasi ka përndjekur një minorene. Blutë e Fierit kanë arrestuar në flagrancë për veprën penale “Përndjekja” shtetasin me inicialet N.K., 34 vjeç, banues në Patos. Burimet zyrtare bëjnë me dije se një ditë më parë, ai ka përndjekur një 17-vjeçare.

“Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Fier arrestuan në flagrancë, për veprën penale “Përndjekja”, shtetasin N. K., 34 vjeç, banues në Patos, pasi në datën 13.04.2021 ka përndjekur një shtetase të mitur 17 vjeçe”, njofton policia.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *