Qindra njerëz po vriten në luftën e nisur nga Rusia në Ukrainë,midis viktimave ka edhe civilë. Kryetari i Bashkisë së Kievit, Vitali Klitschko ka bërë me dije se më shumë se 100 njerëz janë vrarë në Kiev, nga dita kur Rusia pushtoi Ukrainën.
Klistchko gjithashtu tha se 82 ndërtesa shumëkatëshe janë shkatërruar, ndërsa 4 fëmijë kanë vdekur dhe 16 fëmijë të tjerë janë plagosur.