Avokatja e Popullit/ Policia s’duhej të kishte lejuar mjete ndezëse në qelitë e paraburgimit

Ballanca është shprehur se të paktën nga hetimet e deritanishme rezulton se zjarrin brenda dhomave të sigurisë e ka vënë 26-vjeçari Arben Mici, i cili humbi edhe jetën, ndërsa shtoi se një nga shkeljet e bëra nga policia ishte lejimi i mjeteve ndezëse për të paraburgosurit.

Sipas avokates rregullorja e brendshme e policisë parashikon që ndaj personave që vendosen në dhomat e sigurisë duhet ushtruar një kontroll i imtësishëm në mënyrë që ata të mos kenë armë apo mjete ndezëse si në rastin e të shtunës kur komisariatit 5 në Kamëz ju vendos zjarri, dhe për pasojë patëm një humbje jete dhe dy të lënduar.

Avokatja e Popullit ka thënë:“Sigurisht që për këtë ngjarje duhet të ketë përgjegjës. Unë mendoj se së pari për të kuptuar ka një përgjegjës apo jo, nëse është personi që ka humbur jetën. Por nga ana tjetër shteti ka vendosur rregulla për të parandaluar situata të tilla. Në pamje të parë nuk ka një hetim të plotë, personave ju janë lejuar çakmakë shkrepëse, në rregullore gjëra të tilla nuk lejohen. Përgjegjësi i turnit duhet të bëjë një kontroll të plotë të personave që futen në dhomat e sigurisë që mos ketë këto mjete. Për këtë procedura është shumë e qartë. Për sa kohë aty ka pasur zjarr, është evidente që ata i kanë vënë flakën, personi vetë i ka vënë flakën dyshekut. Gjithashtu kemi një tjetër shkelje personat ishin vendosur në dhoma në bodrum pa ajrim, dhe rregullorja parashikon që personat të jenë me ajrim”./abcnews.al

 

 

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *