Osmani për Al Jazeera: Nëse e lejojmë Putinin të marrë atë që do, ky do ishte fundi i demokracisë

Në një intervistë për Al Jazeera, presidentja e Kosovës Vjosa Osmani ka thënë se nëse presidenti i Rusisë Vladimir Putin, lejohet të marrë atë që do, do të thotë se ky është fundi i demokracisë.

Osmani duke folur për luftën në Ukrainë theksoi se të gjithë së bashku duhet të sigurohet që regjimi i Putinit do të bjerë.

“Nëse ne e lejojmë Putinin që të merr atë që do, ky është fundi i demokracisë. Ky është fundi i rregullave të të drejtës ndërkombëtare. Për këtë arsye të gjithë së bashku vendet e mëdha dhe të vogla duhet që të punojnë së bashku që të ndalohet ajo se çka është duke bërë tani Rusia dhe të sigurohemi që regjimi i Putinit do të bjerë”, u shpreh Osmani.

Osmani, po qëndron në një vizitë zyrtare në Katar ku ka takuar krerët më të lartë të këtij vendi.

Kujtojmë se Kosova, Shqipëria dhe shumë vendë të tjera janë pjesë e listës së vendeve jomiqësore.

Ministri i Jashtëm rus Lavrov, gjithashtu është treguar shumë i ashpër veçanërisht me Kosovën duke e quajtur një “shtet kriminel i vetëshpallur”.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *