Nis “Spastrimi” në PD/ Zëdhënësja heq njerëzit e Bashës

Situata në PD duket se vijon të ketë tensione. Pas dorëheqjes së Lulzim Bashës dhe vendimit të Gjykatës pro Komisionit të Rithemelimit për drejtimin e partisë duket se selisë blu i janë shtuar edhe “spastrimet”. Së fundmi, nga burimet mësohet se koordinatorja e PD-së ka hequr nga grupi i WhatsApp-it i cili përdorej nga Partia Demokratike, të gjithë njerëzit e Lulzim Bashës, duke përfshirë edhe Ina Zhupën që së fundmi me anë të një postimi në rrjetet sociale publikoi 4 pikat e zgjidhjes së situatës në PD.
Sipas Zhupës, të gjithë demokratët duhet që të flasin dhe të dëgjojnë njëri-tjetrin përfshirë këtu edhe Bashën e Berishën. Bardhi ka ndryshuar gjithashtu edhe logon e partisë. A do të thotë kjo se gjërat po ndryshojnë?

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *