63-vjeçari gjendet i pajetë në rezervuar

Një ngjarje e rëndë është regjistruar në fshatin Pepel. Policia e Gjirokastrës bën me dije se një 63-vjeçar është gjetur i mbytur në rezervuar. 63-vjeçari V.K., banues në fshatin Vrisera, Dropull është gjetur i pajetë dhe pa shenja dhune në trup.

Gjirokastër/Informacion paraprak.

Rreth orës 21:30, në rezervuarin e Pepelit, në afërsi të fshatit Pepel, Dropull, është gjetur i mbytur, në dukje pa shenja dhune shtetasi V. K., 63 vjeç, banues në fshatin Vrisera, Dropull. Në vendngjarje ndodhet grupi hetimor dhe po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *