Gjykata e Tiranës ka dënuar me gjashtë vite burg sipërmarrësen Vjollca Hoxholli. Nën drejtimin e kompanisë së ndërtimit ‘Hoxholli Sh.P.K.”, ajo shiste disa herë të njëjtin apartament, dhe përfitonte paratë duke mashtruar qytetarë të ndryshëm.
Hoxholli u vu në pranga në vitin 2018. Ajo u zbulua se kishte përfituar 318 mijë euro duke ushtruar veprimtarinë e mashtrimit. Vjollca Hoxholli ishte administratore e kompanisë së ndërtimit ‘Hoxholli Sh.p.k.’, kompani e cila ndërtonte pallate dhe e shiste disa herë tek persona të ndryshëm, duke përfituar miliona.
Këtë aktivitet Vjollca Hoxholli e kryente bashkë me bashkëshortin e saj, Rrapush Hoxholli. Në muajin maj të vitit 2018, Vjolla Hoxholli u arrestua për herë të dytë, pas një kallëzimi penal nga një qytetar i Shkodrës.