Një tjetër shtetas shqiptar i shpallur në kërkim ndërkombëtar ka rënë në prangat e policisë.
Shtetasi me iniciale M.B, është arrestuar në flagrancë pasi i ishte i shpallur në kërkim për veprat penale “Pjesëmarrja në organizatë kriminale” dhe “Trafik i paligjshëm i substancave narkotike dhe psikotrope.
27 vjeçari, ka qenë i dënuar me pesë vite burg nga Gjykata e Apelit Antwerp në Belgjikë.
Shtetasi është arrestua nga policia Durrës, duke i caktuar këtij të fundit edhe masë me “Arrest në burg”.
Njoftimi i Policisë:
Finalizohet operacioni policor i koduar “Antwerp”.
Operacioni, i zhvilluar nga Seksioni Operacional në DVP Durrës, në bashkëpunim me Interpol Tirana.
Kapet dhe vihet në pranga një shtetas i shpallur në kërkim ndërkombëtar, pasi ishte i dënuar me 5 vjet burg.
Specialistët e Seksionit Operacional në DVP Durrës, në vijim të punës për kapjen dhe vënien para përgjegjësisë penale të personave që ushtrojnë veprimtari kriminale në fushën e narkotikëve dhe trafiqeve, në bashkëpunim me Interpol Tirana, kanë organizuar dhe finalizuar operacionin policor të koduar “Antwerp”. Në kuadër të këtij operacioni u bë kapja dhe arrestimi i shtetasit:
M. B., 27 vjeç.
Ky shtetas ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar, pasi Gjykata e Apelit Antwerp, Belgjikë, e ka dënuar me 5 vjet burg, për veprat penale “Pjesëmarrja në organizatë kriminale” dhe “Trafik i paligjshëm i substancave narkotike dhe psikotrope”, të parashikuara nga Kodi Penal belg.
Gjykata e Rrethit Gjyqësor Durrës, me vendimin e datës 08.01.2022, i ka caktuar këtij shtetasi masën e sigurisë “Arrest në burg”, në mungesë, në njohje të vendimit të Gjykatës së Apelit Antwerp, Belgjikë, vendim i cili do të ekzekutohet në Shqipëri.