Ditën e sotme, rreth orës 03:20 të mëngjesit, një makinë është djegur në oborrin e një shtëpie në Vlorë. Ngjarja ka ndodhur në lagjen “24 Maji”, ku, automjeti tip “Audi” në pronësi të shtetases me iniciale V.H., 29 vjeçe ka marrë flakë dhe është djegur plotësisht.
Sipas raportimit paraprak të policisë, mësohet se nuk ka viktima, por vetëm dëme materiale.
Ndërsa dyshohet se zjarri mund të ketë qenë i qëllimshëm, policia po punon për zbardhjen e ngjarjes.
Njoftimi i policisë:
Më datë 29.03.2022, rreth orës 03:20, në lagjen “24 Maji”, Vlorë, ka marrë flakë dhe është djegur plotësisht, brenda oborrit të shtëpisë, automjeti tip “Audi”, në pronësi të shtetases V. H., 29 vjeçe.
Nga të dhe dhënat e para, dyshohet se zjarri mund të ketë qenë i qëllimshëm.
Grupi hetimor po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorëve./Priza.al
Vijon…