20 urdhër arreste janë firmosur nga gjykata për inceneratorët, vetëm një ditë pasi kryetarja e komisionit hetimor, Jorida Tabaku përmendi aferën prej 430 mln euro. Kjo e fundit i ka kërkuar informacionin kreut të SPAK, në lidhje me ecurinë e hetimve si dhe të vinin arrestimet e para.
“Fshihet” dosja e incineratorëve, Tabaku: SPAK të përgjigjet për 7 ministrat e zyrtarët e qeverisë
Në 20 urdhër arrestet, deri më tani janë ekzekutuar nga policia vetëm 7 prej tyre, 5 të tjerë janë shpallur në kërkim dhe 8 të tjerë po hetohen në gjendje të lirë. Sakaq, behët me dije se urdhër-arreste janë firmosur nga prokurori Dritan Prençi.
Në pranga ka përfunduar edhe drejtori i Albpetrol Florian Muçaj, i cili më parë ka qenë anëtar i Komisionit të Prokurimit për incineratorin e Fierit.
Ndërkohë, është bërë i mundur edhe arrestimi i Loran Dusha, Administrator i incineratorit “Integrated Technology Waste Treatment Fier”.