Will Smith i ka kërkuar falje publikisht Chris Rock, pasi incidentit në “Oscar”, ku ai e gjuajti me shuplakë në skenë. I gjithë acarimi nisi nga një shaka e komendianit të njohur Rock, për gruan e aktorit Smith Jada, por që siç duket nuk u prit mirë nga ana e këtij të fundit. Duke krijuar kështu një skandal për herë të parë në skenën e “Oscars”.
Nëpërmjet një mesazhi në Instagram, Smith e quajti sjelljen e tij “të papranueshme dhe të pafalshme”.
“Shakatë në kurrizin tim janë pjesë e punës sime, por një shaka për gjendjen shëndetësore të Jada-s ishte e tepërt për mua dhe reagova emocionalisht. Dëshiroj të të kërkoj falje publike, Chris. Unë isha jashtë linjës dhe gabova. Jam i turpëruar dhe veprimet e mia nuk ishin tregues i burrit që dua të jem. Nuk ka vend për dhunë në një botë me dashuri dhe mirësi. Dhuna në të gjitha format është helmuese dhe shkatërruese. Më vjen thellësisht keq që sjellja ime ka njollosur atë që ka qenë një udhëtim i mrekullueshëm për të gjithë ne,” shkroi në mesazh aktori i njohur./Priza.al