PD padi ndaj Ahmetaj dhe Gjiknuri/ SPAK urdhëron disa urdhër- arreste

Në kuadër të hetimeve, SPAK ka lëshuar arrestet për personat e përfshirë. Sakaq, kujtojmë se ditën e djeshme Jorida Tabaku, e cila edhe drejton Komisionin Hetimor për Inceratorët ka bërë një deklaratë në Facebook, ku shkruan se PD ka dërguar në SPAK 7 padi ndaj:  Emiriana Sako, Alqi Bllako, Damian Gjiknuri, Arben Ahmetaj, Engjëll Agaçi dhe Armando Subashi.

Tabaku shkruante se “Partia Demokratike shkroi një raport 120 faqe që për fatin e keq nuk u  votua në Kuvend por që gjithsesi u dërgua në SPAK përmes një padie 90 faqe ku përfshiheshin 112 prova që tregojnë se si 50 të akuzuar përfshirë Edi Ramën në krye kanë punuar për të abuzuar me paratë e shqiptarëve”.

Ndërkohë bëhet me dije se është arrestuar Arjola Kodra, administratorja e Inceneratorit Integrated Energy BV SPV së bashku me drejtori e Albpetrol Florian Mucaj,  bashkë me të edhe Armando Subashi i cili më herët ka qenë anëtar i Komisionit të Prokurorimit për incenatorët e Fierit.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *