Buxhaku: Çmimet e karburanteve në Shqipëri 15-20 lekë më të larta sesa fqinjët

Përfaqësuesi i Konfindrustrisë, Gjergji Buxhuku i ka kërkuar qeverisë dhe vendimmarrjes politike të ndryshojë thelbësisht sa më shpejt. Buxhuku në një njoftim për mediat, ka kërkuar që të ndryshohet mënyra e përbërjes, ndërtimit dhe funksionimit të bordit të Çmimeve të Karburanteve.

Sakaq administratori shprehet se mënyra se si është ndërtuar bordi është me ngarkesë të qartë të përplasjes institucionale, mungesë objektive e vlerësimeve profesionalizmi. Mbi të gjitha ky bord sipas tij krijon hapësira të mëdha për subjektivizëm dhe korrupsion.

Njoftimi i Plotë:

-Së pari, është e paarsyetuar prania në vendimmarrje e përfaqësuesve të kompanive, që janë subjekt i kontrollit për spekulime të çmimeve. Në këtë rast krijohet përplasje e drejtpërdrejtë me vetë qëllimin e krijimit të Bordit të Çmimeve të Karburanteve.

-Së dyti, edhe prania e përfaqësuesve të Ministrisë së Financave është në përplasje të qartë institucionale me qëllimin e krijimit të Bordit. Ministria e Financave është e interesuar për çmime sa më të larta të karburanteve, në mënyrë që të shtojë të ardhurat në buxhet. Vetëm në 2 muajt e parë të vitit 2022 të ardhurat buxhetore janë tejkaluar me pothuaj 200 milion $ nga parashikimi si pasojë direkt e inflacionit, duke goditur ashpër prodhimin vendor, industritë dhe mirëqenien e qytetarëve shqiptarë.

-Së treti, është e domosdoshme paraqitja publike e metodikës dhe arsyetimit rast pas rasti për çdo vendim të Bordit me qëllim shmangien e subjektivizmit dhe korrupsionit.

Konfindustria vlerëson, se modeli më i përshtatshëm është krijimi i Entit Rregullator të Karburanteve/ERRK, institucion profesional i përhershëm në varësi të Kuvendit të Shqipërisë, sipas shembullit të Maqedonisë së Veriut.

Sipas vlerësimeve të përditësuara nga Qendra e Studimeve të Konfindustrisë del që çmimet e karburanteve në Shqipëri janë 15-20 lekë më të larta sesa fqinjët, duke përllogaritur edhe ndikimin e ngarkesës fiskale të ndryshme.

Ndërkohë në vlerë absolute, çmimet e naftës në Shqipëri në javën e fundit të muajit mars 2022 janë 70-80 lekë më të larta sesa Kosova dhe Maqedonia e Veriut.

Gjithashtu, tepër të larta janë edhe krahësimisht shteteve të tjera të Rajonit dhe BE, që kanë një nivel të ardhurash vjetore shumë më të lartë.

 

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *