Patrik Sadikaj, specialisti i zyrës së medias i Partisë Demokratike, është hequr nga pozicioni i punës, në të cilin ishte prej një kohe të gjatë. Nëpërmjet një postimi në rrjetin social “Facebook”, ai bëri një reagim mbi gjendjen aktuale të PD-së. Kjo indicie për të reaguar kishte ardhur sipas tij, pasi ishte përjashtuar nga grupi i “Whatsapp” i Partisë Demokratike. Ai bën një thirrje për të gjithë ata persona të cilët në PD nuk kanë punuar për partinë por për interesat e tyre personale.
Ndërkohë kujtojmë se pjesë e këtij grupi ishin anëtarë të Partisë Demokratike dhe mbështetës të ish kryetarit të PD-së, Lulzim Basha./Priza.al
Postimi në Facebook: