Një tjetër akuzë është regjistruar nga GJKKO, për ish ministrin Lefter Koka krahas asaj për të cilën po vuan edhe dënimin në qeli. Padia e SPAK-ut, do t’i bashkohet Kokës, i cili akuzohet sërisht për Shpërdorim të detyrës”, në bashkëpunim “Korrupsion pasiv i funksionarëve të lartë shtetërorë ose i të zgjedhurve vendorë” dhe “Pastrimi i produkteve të veprës penale apo i veprimtarisë kriminale”, kjo akuzë e firmosur nga prokurori Dritan Prençi. Ish ministri është arrestuar më herët për veprat penale “shpërdorim detyre” dhe “pastrim parash”, ku dhe gjendet prej më shumë se dy muajsh në burg.
Krahas dënimit, tashmë ndaj Kokës janë ngritur edhe katër akuza, “Shpërdorimi i detyrës”, “Korrupsioni aktiv i funksionarëve të lartë shtetërorë ose i të zgjedhurve vendorë”, “Korrupsioni pasiv i funksionarëve të lartë shtetërorë ose i të zgjedhurve vendorë” dhe “Pastrimi i produkteve të veprës penale apo i veprimtarisë kriminale”. Kjo sepse sipas një skeme fiktive biznesmeni Klodian Zoto i cili është pronari i kompanisë “Albtek Energy” që ka në zotërim inceneratorin e Elbasanit dhe Stela Gugallja që zotëron kompaninë “Integrated Technology Services” që ka ndërtuar inceneratorin, kanë kaluar në llogari të ish-ministrit dy shuma monetare në këmbim të dhënies së licencës.
Në total këta biznesmenë kanë paguar 3 milionë e 685 mijë euro, ku këto kanë kaluar në pronësi të ish ministrit Koka dhe familjarëve të tij.
Sipas prokurorisë, se tenderi për ndërtimin e inceneratorit të Elbasanit është përfituar në shkelje të ligjit. Për këtë, prokuroria bën përgjegjës ish-ministrin Koka si personi që ka organizuar tenderin dhe fitues është shpallur kompania në pronësi të Zotos.