FOTO/ Zbulohen gjurmët e një dinosauri gjigand

Gjurmët e një dinosauri janë zbuluar në bregdetin e Yorkshire, në Angli. Zbulimi u bë nga arkeologia Marie Woods gjatë një shëtitjeje që po bënte.

“Unë kisha shkuar për të mbledhur butak për darkë, por u tërhoqa plotësisht nga kjo kafshë!”,tha ajo.

Photograph of Marie Woods next to footprint

Ekspertët besojnë se gjurma u la nga një dinosaur i madh me një gjatësi trupore deri në 9 metra. Pas zbulimit të saj, zonja Woods kontaktoi specialistë, përfshirë paleontologun Dean Lomax, autor i ‘Dinosaurëve të ishujve britanikë’. Ai e përshkroi atë si “një gjigant të vërtetë “, duke shtuar se ishte gjurma më e madhe e gjetur ndonjëherë në Yorkshire. Ajo i përkiste një dinosauri të madh që hante mish, i llojit ‘Megalosaurus’, i cili jetoi 175 milion vjet më parë.

Footprint

Përshtati:Priza.al/Burimi:BBC

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *