Kryeministri Edi Rama ndodhet sot në Kavajë për të dorëzuar çelësat e bllokut të dytë të shtëpive që u shembën gjatë tërmetit. Ai u siguroi qytetarëve që banesat do të jenë të tyret dhe nuk do të kenë asnjë detyrim financiar ndaj shtetit për të shlyer.
“ Të gjithë ato që i humbën shtëpitë do të hyjnë në shtëpi më të mira, më të bukura, më të forta” tha Rama.
Ndërkohë që foli për krizën energjetike, ai gjithashtu këshilloi qytetarët që të tregohen kursimtarë në harxhimin e energjisë, pasi vendi ndodhet në një situatë të vështirë energjetike.
“Ne do paguajmë qindarkë për qindarkë. Por nuk mundet dot që në këtë luftë të mos e ndajmë barrën si shoqëri. Energjinë e keni pa çmim të rritur, por kjo nuk do të thotë t’i lini ‘çmimet’ ndezur natën.”
Ai gjithashtu shtoi se këto ndërtime janë ndërtuar nga donatorët që u ofruan, ku përmendi presidentin e Turqisë dhe princin e Kurorës së Arabisë, të cilët sipas tij po e përfundojnë premtimin e dhënë në atë kohë të vështirë./Priza.al