Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë, në kuadër të hetimeve për aferën e incineratorëve ka vendosur edhe caktim të masës së sigurimit pasuror “sekuestro preventive”, për pasuritë e poshtë përmendura:
14 apartamente me sipërfaqe banimi në total prej 1356 m²;
3 njësi tregtare me sipërfaqe shfrytëzimi në total prej 297 m²;1 pasuri të paluajtshme të llojit truall me sipërfaqe 147 m² dhe ndërtesë 126 m²;
8 shoqëri tregtare dhe të gjitha asetet në pronësi të shoqërive tregtare.
“Pasuritë e paluajtshme të sekuestruara dyshohet se përbëjnë produkt të veprave penale për të cilat po ushtrohet ndjekja penale, ndërsa shoqëritë tregtare të sekuestruara dyshohet se kanë shërbyer dhe janë përdorur si mjete për të realizuar veprat penale. Vlera e pasurive të paluajtshme të sekuestruara është rreth 2,000,000 Euro” njofton SPAK.
Sakaq, Policia e Shtetit ka ekzekutuar masën e sigurimit personal për shtetasit Pëllumb Abeshi, Bardhyl Çabiri dhe Serafin Papa.