Një 21 vjeçar, dyshohet se ka kryer marrëdhënie seksuale me adoleshenten 17 vjeçare.
Shtetasi me iniciale K.T, banues në lagjen “5 Maji” në Elbasan është arrestuar në flagrancë nga policia, për veprën penale “Marrëdhënie seksuale ose homoseksuale me dhunë me të mitur të moshës 14-18 vjeç”.
21 vjeçari dyshohet se ka kryer marrëdhënie seksuale me dhunë me të miturën.
Njoftimi i Policisë:
“Specialistët e Hetimit të Krimit të Komisariatit të Policisë Elbasan arrestuan në flagrancë shtetasin K. T., 21 vjeç, banues në lagjen “5 Maji“, Elbasan, për veprën penale “Marrëdhënie seksuale ose homoseksuale me dhunë me të mitur të moshës 14-18 vjeç”, pasi dyshohet se ka kryer marrëdhënie seksuale me dhunë me një shtetase 17 vjeçe”, thuhet në njoftimin e policisë.