E dhimbshme/ Ndahet nga jeta portieri 28 vjeçar, humbi betejën me leuçeminë

Portieri i skuadrës belge të Cercle Brugge, është larguar nga jeta në orët e para të mëngjesit. Bëhet fjalë për 28 vjeçarin, Miguel Van Damme, i cili prej disa vitesh vuante nga leucemia.

Portieri ka lënë pas gruan dhe vajzën e tij. Brugge u diagnostikua me këtë sëmundje në vitin 2016. Prej asaj kohe ai kishte vazhdonte trajtimin deri në mëngjesin e ditës së sotme, ku edhe u bë i ditur lajmi rreth vdekjes së tij.

 

Ka qenë bashkëshortja ajo e cila ka komunikuar vdekjen e tij nëpërmjet një postimi emocionues në Instagram:

“Thesari ynë i dashur, babi u largua për ndeshjen e tij të fundit sonte, një ndeshje që nuk fitohet më. Na le shumë ngadalë, por e bëre përsëri në mënyrën tënde. I fortë si hekuri. Luftove si luan. Të jemi shumë mirënjohës. Më bëre të kuptoj kurrë të mos dorëzohem, edhe kur kishte vetëm një fije të vogël mundësie për të fituar. Një përqafim i madh nga dy vajzat e tua. Shihemi më vonë”,– ka shkruar ndër të tjera gruaja e Van Damme.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *