Shtrohet në spital psikiatrik Denis Telo/ Dhunonte vajzat në rrugët e Tiranës

Ditën e sotme, Gjykata e Tiranës ka dhënë sot vendimin për shtimin në spitalin psikiatrik të Denis Telos. Telo, ka përfunduar disa herë në ambjentet e policisë për dhunë ndaj vajzave në rrugët e Tiranës, por pa u marrë një masë konkrete ndaj tij.

Së fundmi, i riu ka dhunuar dy motrat aktiviste Mirela dhe Albina Ruko, të cilat kanë bërë edhe denoncimin në polici.

Sipas policisë, Denis Telo është pikasur në disa raste të tjera, edhe përmes pamjeve filmike, se dhunon vajzat në rrugët e kryeqytetit, dhe deri dje ishte lënë i lirë nga ana e policisë, pavarësisht dhjetra denoncimeve në rrjetet sociale./Priza.al

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *