Sekuestrohet “Heroinë” dhe “Metadon”, në pranga 3 të rinj

Policia e Beratit ka arrestuar 3 tw rinj, pas njw operacioni ‘Osumi’ tw zhvilluar nw qytetin e Beratit, ku u sekuestruan një sasi droge e llojit heroinë dhe metadon.

Sipas burimeve zyrtare tre të rinjtë në bashkëpunim me njëri tjetrin shpërndanin drogë në doza të vogla në qytetin e gurtë, ndërsa njërit prej të arrestuarve pas konrollit në banesë iu gjetën dhe disa doza të 2 llojeve të drogave.

Njoftimi i policisë:

Finalizohet një tjetër operacion policor, i koduar “Osumi”, për goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e shpërndarjes së drogave të forta.

Ushtronin aktivitetin kriminal të shpërndarjes së drogave të forta, vihen në pranga 3 shtetas.
Sekuestrohen një sasi lënde narkotike heroinë dhe metadon.

Specialistët e Seksionit për Hetimin e Narkotikëve në DVP Berat, në vijim të punës për parandalimin dhe goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e shpërndarjes së drogave të forta në doza të vogla, bazuar dhe në informacionet e marra në rrugë operative se tre të rinj ushtronin këtë aktivitet kriminal në qytetin e Beratit, organizuan dhe finalizuan operacionin policor të koduar “Osumi”.

Në kuadër të operacionit u kapën dhe u vunë në pranga për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”, kryer në bashkëpunim, shtetasit:

  1. T., 26 vjeç, E. E., 31 vjeç dhe E. M., 30 vjeç, të tre banues në lagjen “30 Vjetori”, Berat.
    Këta shtetas, në bashkëpunim me njëri-tjetrin, në periudha dhe vende të ndryshme në qarkun e Beratit, kanë ushtruar veprimtarinë kriminale të shpërndarjes së drogave të forta në doza të vogla.
    Gjatë kontrollit të ushtruar në banesën e marrë me qira nga shtetasi E. M., Policia gjeti dhe sekuestroi një sasi heroine në doza dhe një sasi metadoni.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Berat, për veprime të mëtejshme

/Priza.al

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *