Kanë mbetur të lënduar 3 nxënës si pasojë e një konflikti që ka ndodhur në ambientet e një gjimnazi në qytetin e Korçës.
Policia nuk ka njoftuar se cilët janë personat e plagosur, dy prej tyre kanë përfunduar në spital, dhe autori i dyshuar është ndaluar në ambientet e komisariatit.
Autori që ka kryer këtë vepër penale ka lëndime të lehta trupore.
Njoftimi i policisë:
Mesditën e sotme, jemi njoftuar se në lagjen nr. 17, Korçë, në ambientet e një shkolle të mesme, janë përfshirë në një konflikt tre nxënës, të cilët për pasojë kanë marrë dëmtime fizike. Dy prej tyre, aktualisht po marrin mjekim në Spitalin e Korçës dhe ndodhen nën kujdesin e mjekëve.
Autori i dyshuar i ngjarjes, (me dëmtime të lehta) ndodhet në ambientet e Komisariatit, për veprime të mëtejshme.
Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.