Lufta Rusi-Ukrainë/ Moska kërkon çlirimin e Donbasit

Image processed by CodeCarvings Piczard ### FREE Community Edition ### on 2019-11-12 14:53:52Z | http://piczard.com | http://codecarvings.comChÿÇÊ®)

Ministri i mbrojtjes i Rusisë, Sergei Shoigu tregoi arsyen kryesore të luftës Rusi-Ukrainë. Sipas tij, Moska në Ukrainë kishte si qëllim “çlirimin” e rajonit të Donbasit. Një shenjë se Moska mund të kalojë në objektiva më të kufizuara pas përballjes me rezistencën e ashpër të Ukrainës në muajin e parë të luftës.

“Detyrat kryesore të fazës së parë të operacionit kanë përfunduar. Potenciali luftarak i Forcave të Armatosura të Ukrainës është ulur ndjeshëm. Diçka e tillë bën të mundur përqendrimin e vëmendjes dhe përpjekjeve tona kryesore në arritjen e qëllimit kryesor – çlirimin e Donbasit“, tha Shoigu.

Shoigu pohoi më tej se forcat ajrore të Ukrainës dhe sistemi i mbrojtjes ajrore janë “shkatërruar praktikisht” dhe se Rusia tani po kontrollon hapësirën ajrore. / The Guardian

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *