Sipas një njoftimi të sekretarit të transportit, Grant Shapps, Britania e Madhe ka ndaluar një superjaht, si pjesë e sanksioneve kundër Rusisë.
Jahti i përket një biznesmeni rus, emri i të cili ende nuk është bërë i ditur. Ky është jahti i parë që është ndaluar në Mbretërinë e Bashkuar për shkak të sanksioneve kundër Rusisë për fillimin e luftës në Ukrainë.
Phi – bëri udhëtimin e tij të parë vitin e kaluar pasi u ndërtua në Holandë. Është 58.5 metra i gjatë dhe përmban atë që përshkruhet si një “bodrum i pafund” dhe ka gjithashtu edhe një pishinë.
Jahti ishte ankoruar në Londër për një ceremoni të çmimeve të superjahteve dhe do të nisej mesditën e së martës.
“Sot ne kemi ndaluar një superjaht me vlerë prej 38 milionë funte dhe ky është një paralajmërim për Putinin dhe miqtë e tij. Ndalimi i Phi-t dëshmon, se ne mund dhe do të ndërmarrim vendime më të ashpra e kundër atyre që kërkojnë të përfitojnë nga lidhjet me regjimin e Putinit,” tha Shapps.