Durrësi qyteti i betonizuar rrit taksën e gjelbërimit, nga 200 lek në 1000 lekë

Ndonëse tarifat e gjelbërimit po kapin majat, sipërfaqet e gjelbërua në qytetin e Durrësit lënë shumë për të dëshiruar.

Si qyteti më i ndotur dhe i betonizuar në rang vendi, bashkia e këtij qyteti ka ndërmarrë nismën për të pesëfishuar tarifat e gjelbërimit për qytetarët.

Nëse një vit më parë, një qytetar me banim në Durrës sipas paketës fiskale paguante 200 lekë. Ndërsa këtë vit Këshilli Bashkiak, vendosi që këtë shifër ta pesëfishojë, me vlerën 1000 lekë të reja.

Pra, nga 200 lekë tashmë qytetarët do të paguajnë 10 mijë lekë të vjetra vetëm për gjelbërimin e qytetit, por me një problem sepse qyteti vijon të betonizohet pa kriter.

Qytetarët kanë qenë të parët ata të cilët nuk e kanë pritur mirë këtë tarifë për gjelbërimin. Vlen të rikujtohet se Bashkia ka kryer një tender me vlerë 143 milionë lekë për mbjellien e 505 pemëve dhe bimëve dekorative në qytet, por mungesa e hapësirave mungon.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *