FOTO/Rrezikoi të humbiste shikimin nga një tatuazh, 26-vjeçarja: Nuk pendohem, më bëjnë të ndihem vetvetja

Një 26-vjeçare nuk është penduar për tatuazhin që ka bërë në sy, ndonëse për pak mund të humbte shikimin. Ajo nuk e ka menduar dy herë, dhe pasi ka mbushur trupin me tatuazhe, ka kryer tatuazhin e radhës tek sytë.

Sarah Sabbath ka pohuar se për pak kohë ka humbur shikimin, pasi ka bërë tatuazh tek bebet e syve – megjithatë insiston që ajo ende e do pamjen e saj të re dhe ‘nuk pendohet’.

 

View this post on Instagram

 

A post shared by Sarah (@sarahsabbath)

Sarah Sabbath, 26 vjeç, nga El Paso, Teksas, ka shpenzuar rreth 3.000 deri në 4.000 dollarë për bojën që mbulon plotësisht trupin e saj. Një artiste tatuazhesh që punonte tek sytë e saj, ‘nuk vendosi mjaftueshëm tretësirë ​​kripe në përzierjen e bojës”. Artistja e tatuazheve ka përdorur “shumë bojë dhe jo sa duhet ujë” tek sytë. 26-vjeçarja ka rrëfyer se ajo e ka patur tejet të vështirë.

 

View this post on Instagram

 

A post shared by Sarah (@sarahsabbath)

“Nuk mund të shikoja TV, nuk më pëlqente të isha pranë dritave të ndritshme dhe nuk më pëlqente të isha jashtë”, tha ajo. Sarah ka kërkuar ndihmë nga një specialist i syve, i cili i dha asaj një medikament në formë pikash, të cilat ia kanë përmirësuar shikimin, ndonëse nuk mund të shohë plotësisht. Ajo ka thënë se në fillim ndihej shumë e dëshpëruar, e ndërsa tashmë nuk pendohet, pasi boja e ka ndihmuar atë që të shprehet. Dëshira e saj ka qënë gjithmonë që të mbulohej me tatuazhe, dhe beson se ato e bëjnë atë një ‘person më të fortë’.

 

View this post on Instagram

 

A post shared by Sarah (@sarahsabbath)

“Mendoj se kam shpenzuar rreth 3.000 deri 4.000 dollarë për tatuazhet e mia. Ato më ndihmojnë të shprehem, më ndihmojnë të ndihem”, tha ajo. “Nuk pendohem për tatuazhet, sepse tani ndihem më shumë vetvetja se sa dikur”.

 

View this post on Instagram

 

A post shared by Sarah (@sarahsabbath)


Sarah pranoi se personat që nuk e njohin, supozojnë se ajo është një ‘kriminele’ ose ‘nuk ka arsim’. 26-vjeçarja e cila ka 27.000 ndjekës në Instagramin e saj @sarahsabbath, tha se dëshiron më shumë tatuazhe në fytyrën e saj.

“Ato janë mburoja ime. Eshtë një mënyrë jetese dhe një pjesë e imja. Unë kurrë nuk do të ndalem së bërë tatuazhe”, ka thënë më tej ajo.

Burimi i lajmit: https://www.dailymail.co.uk/femail/article-9465579/Woman-26-says-lost-SIGHT-having-eyeballs-tattooed.html

Përshtatur nga “Priza.al”

 

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *