Nëse vini re se fëmija juaj lëviz gjuhën, ja se çfarë nënkupton

Çdo prind i një fëmije duhet patjetër t’i verë re këto detaje. Nëse vini re që fëmija nxjerr gjuhën jashtë, atëherë ata po përpiqen të bëjnë diçka komplekse. Ky zakon sipas studimit, është shumë e natyrshme po aq sa frymëmarrja. Neuroshkencëtarja konjitive Dr. Gillian Forrester, e ka studiuar edhe më thellë këtë zakon. Forester dhe kolegët e tij iu kanë dhënë disa detyra një grupi pjesëmarrësit të rinj duke përfshirë zhbllokimin e dryneve. U vu re se teksa fëmijët nxjerrin gjuhën, kjo ndodhte gjatë procesit kur kryenin detyrat. Gjuha gjithashtu dukej se shkonte djathtas gjatë këtyre aktiviteteve më komplekse, duke lënë të kuptohet për origjinën e sjelljes.

“Për mua, aktiviteti i djathtë i gjuhës dhe i dorës gjatë detyrave motorike mbështet idenë se lëvizja e dorës dhe gjuhës kontrollon proceset e zakonshme të trurit”, shprehet neuroshkencëtarja. Sakaq, ajo shprehet se funksioni motorik dhe aftësia gjuhësore lidhen shumë me njëra-tjetrën dhe gjestikulacioni së bashku me bisedën shkojnë vërtet në lidhje paralele me njëra-tjetrën. Kjo është studiuar për herë të parë në vitin 2019, ku edhe u vu re se zona e trurit aktivizohet nga lëvizjet komplekse të duarve, pra pikërisht me gjestin e lëvizjes së gjuhës.

“Këtu, origjina evolucionare takohet me ato anatomike, sepse duart dhe gjuhët tona janë të vetmit artikulues të imët në trupat tanë dhe kontrollohen nga pjesët e mbivendosura të trurit tonë,” shton ajo.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *