Miliona euro të falsifikuara në Rinas, gjykata jep vendimin për shtetasin kamerun

Gjykata e Tiranës ditën e sotme ka dhënë vendimin lidhur me dy shtetasit kamerunas dhe shtetasen zviceriane të arrerstuar në aeroportin e Rinasit duke mbajtur me vete një shumë të madhe kartëmonedhash të falsifikuara. Për të tre shtetasit e përfshirë, gjykata ka dhënë masën e arrestit me burg.

Njoftimi i Plotë:

Më datë 16.02.2022, në aeroportin “Nënë Tereza” është ndaluar shtetasi i huaj me iniciale J.N, pasi nga kontrolli i ushtruar nga policia i bagazheve të tij, janë konstatuar një shumë e konsiderueshme kartmonedhash, të cilat dyshohet se janë të falsifikuara. Të përfshirë në këtë veprimtari kriminale nga veprimet hetimore ka rezultuar shtetasi i huaj me iniciale N.F dhe shtetësja e huaj me iniciale J.CH. Referuar interesimit të medias ju njoftojme se:

Gjykata e Rrethit Gjyqësor Tiranë, ka zhvilluar gjykimin lidhur me vlerësimin e “Ndalimit” dhe caktimin e masës së sigurimit “Arrest në burg” për personat nën hetim me iniciale N.F dhe J.CH, të dyshuar për kryerjen e veprës penale të “Falsifikimi i monedhave” kryer në bashkëpunim dhe me pasoja të rënda, parashikuar nga neni 183/2 i K.Penal.

Me vendimin nr.493 Akti, datë 26.02.2022 Gjykata e Rrethit Gjyqësor Tiranë ka vendosur:

-Vlerësimin e ligjshëm të ndalimit të kryer nga policia gjyqësore në datën 24.02.2022, ndaj të personit nën hetim N.F, i dyshuar për kryerjen e veprës penale “Falsifikimi i monedhave” kryer në bashkëpunim dhe me pasoja të rënda, parashikuar nga neni 183/2 i K.Penal.

-Caktimin ndaj personit nën hetim N.F, masën e sigurimit personal me karakter shtrëngues “Arrest në burg”, parashikuar nga neni 238 i K.Pr.Penale.

-Vlerësimin e ligjshëm të ndalimit të kryer nga policia gjyqësore në datën 24.02.2022, ndaj të personit nën hetim J.CH, i dyshuar për kryerjen e veprës penale “Falsifikimi i monedhave” kryer në bashkëpunim dhe me pasoja të rënda, parashikuar nga neni 183/2 i K.Penal.
-Caktimin ndaj personit nën hetim J.CH, masën e sigurimit personal me karakter shtrëngues “Arrest në burg”, parashikuar nga neni 238 i K.Pr.Penale.

Çështja në apel u shqyrtua mbi bazën e ankimit të bërë nga personi nën hetim me iniciale J.CH.

Në vijim, Gjykata e Apelit Tiranë, e përbërë nga Gjyqtare z.Ilir Toska me vendimin nr. 282, datë 29.03.2022 vendosi:

-Miratimin e vendimit Nr.493 Akti, datë 26.02.2022 të Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë.
Tiranë, 29.03.2022

Gjykata e Apelit Tiranë

 

 

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *