Basha ende e quan veten kryetar, 8 ditë pas dorëheqjes, nuk ka ndryshuar statusin

Lulzim Basha edhe pse ka dhënë dorëheqjen prej më shumë se një jave  nga drejtimi i Partisë Demokratike, ai nuk e ndjenë ose  ka harruar që të  ndryshoj statusin në  rrjete sociale të postit të mëparshëm që mbante. Duket se pranimi i statusit të ri është i vështirë nga Lulzim Basha.

Në një vëzhgim nga Priza.al në rrjetet sociale, në profilin e tij, “Facebook”, “Instagram” dhe “Twitter”, Basha vijon të jetë kryetari i Partisë Demokratike, duke mos e ndryshuar ende statusin.

Duket se veprimi i ish-kryetarit ishte një ndër veprimet që më së shumti ishte duke u pritur thuajse nga të gjithë anëtarët e PD-së.

Ndërkohë që pas 9 vitesh në krye të partisë më të madhe opozitare në vend, duket se etiketimi si ‘ish-kryetari’ është e vështirë të pranohet nga Lulzim Basha./Priza.al

 

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *