Çmimet në “stratosferë”, qytetarët sërish në protestë

Rritja e çmimeve në mënyrë permanente si pasojë e luftës në Ukrainë, ka detyruar qytetarët shqiptarë të mblidhen sërish në protestë para kryeministrisë.

Momentalisht vihet re një pjesëmarrje më e ulët se në protestat e para, nuk dihet nëse do të shtohet me kalimin e minutave.

Çmimet e ushqimeve të shportës dhe po ashtu ato të  karburanteve kanë prekur majat, duke e bërë thuajse të papërballueshme jetesën në vend.

Prostuesit kërkojnë që shteti të ndërhyjë duke ulur taksat, por jo vetëm.

Sot Bordi i Transparencës mori vendimin e ri për çmimin e naftës duke e ulur nga 245 lekë/litër në 237 lekë/litër, por kjo nuk ka ndikuar në vazhdimin e protestës. /Priza.al

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *