Presidenti i Salvadorit, drejtuar bandave: “Ndaloni vrasjet ose do ta paguani”

Nayib Bukele presidenti i Salvadorit u ka lëshuar një ultimatum bandave duke u thënë atyre të ndalojnë vrasjet ose të burgosur të tjerë do të paguajnë gjithashtu për to. Në një postim të tij në Twitter ai kishte postuar pamjet e një bastisjeje në burg, në të cilën oficerët tërhiqnin të burgosur gjysmë të zhveshur nga qelitë e tyre, i detyronin të vrapojnë dhe t’i kontrollojnë në oborr.

Ai gjithashtu ka dekretuar një “urgjencë maksimale” në të gjitha burgjet që nga e diela.

Bandat rivale që luftojnë për epërsi bëjnë që burgjet e El Salvadorit të jenë disa nga më të dhunshmet në botë. Rreth 16,000 prej tyre ndodhen pas hekurave në qarkun e Amerikës Qendrore, por ka pasur një rritje të vrasjeve ditët e fundit.

Gjendja e jashtëzakonshme është shpallur pasi po përballet me një valë të re të dhunës së bandave, me policinë që raportoi 87 të vdekur që nga e premtja.

Vrasjet dyshohet se janë urdhëruar nga bandat Mara Salvatrucha (MS-13) dhe Barrio 18. Ka rreth 70,000 anëtarë të MS-13, Barrio 18 dhe bandave të tjera në El Salvador.

 

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *