Policia italiane ka vendosur në pranga një 33 vjeçar shqiptar për trafik droge dhe një tjetër 29 vjeç. Por para se ai të ndalohej ka marrë zvarrë me makinë një prej oficerëve të policisë. Në një nga parqet publike në via San Martino në lagjen Palazzolo policia pikasi 33-vjeçarin shqiptar teksa futet në makinë që drejtohet nga një 29-vjeçar.
Policët vënë re se si 33 vjeçari merr një kuti nga sedilja e pasme dhe në këtë moment karabinierët vendosin të ndërhyjnë. Ata vendosin të ndalojnë makinën me të dy personat në makinë. Një prej tyre del nga makina dhe tenton të largohet, shqiptar ulet në vendin e shoferit dhe tenton të arratiset me makinë. Ai i jep për disa metra makinës me policin italian të varur pas saj. Polici mbetet në gjysmë të rrugës brenda kabinës dhe tërhiqet zvarrë. Agjenti humbet ekuilibrin dhe përplaset në asfalt. 29-vjeçari i larguar pak më parë vjen dhe godet me shkelm në shpatull policin e rrëzuar në asfalt. Ndërkohë në mbështetje të patrullës mbërrijnë edhe kolegë të tjerë të komisariatit të Comasinës duke bllokuar edhe shqiptarin që tentoi të arratisej me makinë.
Pasi u ndaluan nga policia, oficerët kontrolluan shtëpinë e shqiptarit dhe 29 vjeçarit në San Martino në kufirin me Varedon. Ata i gjetën në xhep çelësin e bodrumit ku u gjetën dy telefona celularë, letra me emra, numra dhe akuza në mënyrë eksplicite që lidhen me transaksionet e drogës. Policët e arrestuan dhe e çuan në burgun e Monzës. Ndërkohë polici i tërhequr zvarrë nga makina është dërguar me urgjencë në spital dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën.