Ngjarja në Elbasan “ngre” në këmbë forcat RENEA, BMW-ja bëhet “shoshë”

Ngjarja e cila ndodhi pak më parë në Elbasan ka ngritur në këmbë autoritetet. Pasi në vendngjarje mbërriti drejtori i policisë së Elbasanit, tanimë janë bashkuar edhe forcat RENEA.

Mjeti tip “BMW” i cili u gjet pak metra poshtë urës së Zezë në Papër është qëlluar më shumë se 20 herë nga një mjet tjetër në lëvizje.

Plumbat e kallashnikovit kanë përshkruar të gjithë mjetin i cili është gjetur i braktisur, me 5 litra benzin brenda.

Mësohet se në atë zonë kanë ndodhur edhe atentate të tjera. /Priza.al

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *