Mesfushori shqiptari i Basel, Taulant Xhaka ditën e djeshme me datë 28 mars, ka festuar ditëlindjen e tij të 31.
Lojtari i cili ka lindur dhe është rritur në Basel, ishte pjesë e të gjithë kombëtareve të moshave të Zvicrës, por në fund zgjodhi të përfaqësojë kombëtaren e madhe shqiptare.
Xhaka ishte pjesë e ekipit “KuqeZi” në momentin më të mirë të saj, kur arriti të kualifikohej edhe në EURO 2016. Në këtë ishte edhe periudha më e mirë për vetë lojtarin në aspektin personal pasi vlera e tij në treg kapi shiftën e 4 milion eurove, ndërsa tani vlerësohet me vetëm 300 mijë euro.
Të gjithë e njohim Xhakën për shpirtin e tij luftarak në fushë, ku padyshim në mendje do të na mbetet ai moment në Serbi ku i patrembur u përball me të gjithë lojtarët serb.
31-vjeçar tanimë, mesfushori difensiv nuk është më pjesë e Kombëtares, teksa kontrata me klubin aktual i skadon në qershor të 2024./Priza.al