Kryeministri Rama dhe bashkëshortja e tij, Linda Rama kanë përkujtuar sot Bashkim Finon, ish-deputetin socialist që një vit më parë ndërroi jetë nga Covid.
Fino ka qenë një nga personazhet e politikës së 30 viteve të fundit, që kur u zgjodh kryeministër i qeverisë së pajtimit kombëtar pas 1997.
Më vonë, gjatë qeverisjes socialiste, ai nuk pati asnjë post në qeveri, megjithëse ishte një ndër mbështetësit konstantë të Ramës. Pas vdekjes, vajza e tij trashëgoi një post si zv.ministre në qeverinë e Ramës.