Pas postimit në rrjete sociale ku deklaroj se do të jepte “dorëheqje nga dorëheqja”. Ish-kryetari i Partisë Demokratike Lulëzim Basha është shfaqur për të dytën herë me radhë në bashkë bisedime informale dhe larg vëmendjes mediatike me demokratët.
Ai po vazhdon përditë me një agjendë të ngjeshur me takime informale me demokratët.
Pasditen e sotme Basha është takuar me demokratët e degës 2 në Tiranë.
Bashkimi i demokrateve pas shpalljes non-grata të Berishës është misioni i shpallur nga Basha dhe arsyeja për dorëheqjen e tij, si një mundësi për ta tejkaluar situatën tejet të vështirë në PD pas shpalljes non-grata të Sali Berishës.