Analisti Mentor Kikia ka komentuar vendimin e ditës së sotme, të SPAK për lëshimin e 13 urdhër-arresteve për aferën e inceneratorëve. Sipas Kikisë në këtë aferë korruptive megapole nuk mund të jetë e përfshirë vetëm një ministri. I ftuar në emisionin “Log.” të Abc ai tha se e gjithë kjo nuk ka filluar në ministrinë e Bujqësisë, por diku tjetër. Në këtë projekt kanë marrë pjesë 4 ministri, të gjitha ato duhet të vendosen para drejtësisë sepse kanë përgjegjësi mbi këtë ngjarje.
“I gjithë grupi që është vënë nën arrest sot është i gjithë ish-personel i Ministrisë së Mjedisit. Ajo që kërcet në këtë histori është se tashmë nuk ka nevojë për shumë prova për ta konsideruar megaskandal, pasi një monopol i tillë nuk është parë as në shtete ku funksionon vetëm ligji i xhunglës. Për këtë projekt gjigant janë implikuar 4 ministri. Letrat e hapura tregojnë se si dy njerëz luanin me dhjetëra milionë euro. Një Stela dhe një Klodian paguan me paratë tona 20 milionë euro si këshilltarë. Roja i financave të shtetit sot rri dhe thotë se jemi të gatshme ti dorëzojmë drejtësisë njerëzit që janë implikuar. Nuk besoj se historia filloi brenda Ministrisë së Mjedisit, por nuk besoj se është përfshirë vetëm një ministri”, përmbylli fjalën e tij Kikia./Priza.al