Një i plagosur ka mbetur gjatë një shkëmbimi me armë zjarri në Papër të Elbasanit edhe pse policia ende nuk ka të dhëna të qarta rreth ngjarjes.
Këto janë pamjet e arrestimit të Nuredin Dumanit, një prej emrave të shumëkërkuar nga drejtësia shqiptare. Ai është arrestuar mbrëmjen e kësaj të marte në Fier.
Priza.al mëson se Dumani, i kërkuar nga Policia dhe drejtësia shqipatre si autor i dyshuar i disa ngjarjeve kriminale, është arrestuar këtë mbrëmje nga Forcat Speciale. Ai ka lidhje me atentatin e ndodhur në kryqëzimin e Peqinit disa orë më parë, ku dyshohet se është plagosur Talo Çela.
Dumani dhe Çela janë armiq me njëri-tjetrin dhe disa nga ngjarjet kriminale të viteve të fundit, kanë ndodhur si pasojë e armiqësive mes dy këtyre personave të shumëkërkuar. Larja e hesapeve mes tyre ka sjell dhe atentatin e sotëm në Elbasan-Peqin, ku një mjet luksoz BMW X5 u bë “shosh” nga plumbat me 20 plumba.
Ngjarja ndodhi në aksin rrugor Elbasan-Peqin, në të njëjtin vend ku kanë ndodhur dhe atentate të tjera. Makina që qëllua me breshëri rezulton të jetë më targa të vjedhura në qytetin e Durrësit që në prill të vitit 2021.
Ngjarja vijon të jetë e mbuluar me mister. Drejtuesi braktisi makinën dhe largua nga vendi i ngjarjes menjëherë pas të shtënave. Gjatë kontrollit policia gjeti një kallashnikov edhe një bidon me 5 litra benzinë.
Në vendin e atentatit shkoi edhe drejtuesi i Policisë së Elbasanit, Ardian Çipa, kurse shërbimet e Policisë po krehin zonën me qëllim kapjen e personave të përshirë. Në ndihmë të bluve të Elbasanit mbërritën edhe forcat elitë RENEA.
“Rreth orës 17:35, në aksin rrugor Elbasan-Peqin, në rrethana ende të paqarta, dyshohet se është qëlluar me armë zjarri në drejtim të një mjeti tip BMW, targat e të cilit rezultojnë të vjedhura në Durrës, në prill të vitit 2021. Personat që kanë qenë në mjetin tip BMW, e kanë brakisur mjetin dhe janë larguar. Shërbimet e Policisë ndodhen në vendngjarje dhe po krehin zonën me qëllim kapjen e personave të përshirë në këtë ngjarje. Grupi hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë, po vijon punën për sqarimin e rrethanave të ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorëve”, njofton policia.