Një paralajmërim i ri vjen për shtetasit amerikanë të cilët ndodhen në Rusi. Shtetet e Bashkuara, kanë lëshuar thirrjen që amerikanët mos të udhëtojnë drejt shtetit rus ose të largohen menjëherë nëse ndodhen atje.
Paralajmërimi lidhet “me pushtimin e pajustifikuar të Ukrainës nga forcat ruse’ si dhe me ngacmimin e mundshëm të qytetarëve amerikan nga autoritetet ruse”.
“Nëse dëshironi të largoheni nga Rusia, duhet të bëni marrëveshje vetë sa më shpejt të jetë e mundur”, shkruhet në deklaratë.
Sakaq, SHBA ka pezulluar ambasadën së bashku me konsullatën e saj në Ukrainë, vetëm disa ditë më vonë pasi presidenti rus, Vladimir Putin njoftoi pushimin e Ukrainës.