“Oscar”, duket se e ka humbur shkëlqimin si evenimenti më i rëndësishëm kinematografik, gjatë dekadës së fundit.
Pavarësisht veshjeve plot sharm, incidenteve të paharrueshme por edhe filmave të vlerësuar , shikueshmëria nga audienca ka rënë me 70 përqind në dekadën e fundit.
Vlerësimet kanë filluan të bien prej vitit 2014, përveç vitit 2019, kur pati një rritje modeste prej 3.1 milionë shikuesish. Sipas “The Guardian” vlerësimet për shfaqjen kanë rënë në më shumë se 50% prej një viti më parë.
Shifrat e audiencës tregojnë se ka një përmirësim prej 56% krahasuar me vitin 2021, e cila kishte nivelin më të ulët të të gjitha kohërave prej 10.4 milionë shikuesish. Sakaq, akademia ka ndryshuar edhe shumë rregulla në përpjekje për përmirësim, duke sjellë kështu në skenë tre prezantuese për herë të parë prej vitit 2018.