Përleshja e ndodhur ditën e djeshme në qytetin e Elbasanit, përfundoi edhe më perona të lënduar. Një prej tyre ka qenë edhe Nuredin Dumani, i cili u bë kryefjala e lajmeve mbrëmjen e 29 marsit.
Dumani i cili dyshohet se ka qenë pjesë e shkëmbimit me armë në Papër të Elbasanit, ka shkuar i plagosur në spitalin e Fierit. Më vonë është dërguar në drejtim të spitalit të traumës, pasi gjendja është rënduar.
Sakaq, bëhet me dije se plumbi i ka prekur mushkërinë. Mjekët njoftojnë se për momentin ai ndodhet në gjendje stabël, por ende nuk e ka kaluar rrezikun.