Kryeministri Edi Rama shkruan se ulja e ndjeshme e përpunimit të deklaratave doganore për t’i kursyer kohë dhe kosto biznesit ka ndikuar tejet pozitivisht në lehtësimin e barrës së krizës.
Postimi i Ramës
PAKETA E REZISTENCËS SOCIALE
Dogana e Tiranës – Me importues, eksportues dhe përfaqësues të zinxhirit të furnizimit me mallrat e shportës, në këtë kohë sfiduese kur lufta në Ukrainë ka cënuar krejt zinxhirin e marrëdhënieve tregtare në Europë e në botë.
Ulja e ndjeshme e përpunimit të deklaratave doganore për t’i kursyer kohë dhe kosto biznesit ka ndikuar tejet pozitivisht në lehtësimin e barrës së kësaj krize
34 shërbimet që ofrohen online aktualisht në doganë kanë ndryshuar rrënjësisht cilësinë e shërbimit doganor
#ShqipëriaEArdhmjaJonë