Përpjekje për ribashkim/ Mungon Sali Berisha? PD zhvillon takimin e saj të parë

Enkelejd Alibeaj, kryetari i komanduar i Partisë Demokratike, ka njoftuar mbledhjen e grupit parlamentar të PD-së.

Alibeaj ka njoftuar se mbledhje do të mbahet ditën e nesërme në orën 9:00 pranë selisë.

Kjo mbledhje do të mbahet para nisjes së seancës plenare, por ende nuk dihet nëse do të jetë i pranishëm ish-kryeministri Sali Berisha.

Sakaq, pas largimit të Bashës drejtimin e partisë e ka marrë Alibeaj. Si dhe disa ditë më vonë u njoh edhe statuti i Kuvendit të 11 dhjetorit, i thirrur ky i fundit nga Sali Berisha.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *